Gashi: LDK ka qenë gjithmonë konstruktive por konstruktiviteti prej sot quhet rebelizëm

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar sot pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili tha se LDK tani është rebeluar dhe nuk po voton më në Kuvend siç votonte kur udhëhiqte PDK-ja. “Atëherë ju ngojke LDK-ja ,tash s’po ngon.…

Lajme

28/10/2024 12:55

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar sot pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili tha se LDK tani është rebeluar dhe nuk po voton më në Kuvend siç votonte kur udhëhiqte PDK-ja.

“Atëherë ju ngojke LDK-ja ,tash s’po ngon. Shumë konstruktiv vazhdojshin i votojshin ligjet edhe pse s’ishte LDK-ja tash o qart diçka, o rrebelu edhe s’po voton kurrfarë ligji as kurrfarë kushti. S’di qysh i keni bind, po na s’kemi mund sa ishte aq konstruktive 2011-2014 kur edhe më pak deputet i kishte, por funksiononte Kuvendi. Nja 60-70 ligje i ka votu opozita konstruktive e asaj kohe, kohët kanë ndryshu dhe LDK-ja është bërë më revolucionare”, tha Konjufca.

Arben Gashi konsideroi se LVV konstruktivitetin po e quan rebelizëm.

“Pse LVV me 58 deputetë të vet po thuajse ka ra në 50 deputetë është faji i LDK-së? Pse LVV për 4 vjet asnjë rezolutë nuk e ka përkrah është faji I LDK-së? Pse LDK I ka përkrah të gjitha nismat dhe marrëveshjet ndërkombëtare është faji i LDK-së? Nëse është faji I LDK-së kjo ne e mbajmë fajin tonë sepse kemi përkrah rezoluta për interesin e Kosovës, kemi përkrah rezoluta për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, sepse kemi qenë proaktiv për krizën me energji elektrike sepse ne kemi bërë propozim për kalimin e krizës ekonomike të Kosovës. Të quash rebelim një sjellje normale parlamentare, kjo është e turpshme. Nga kush, nga LVV që ka gjuajtur me zollë në Kuvendin e Kosovës, nga LVV që e ka gjuajtur Kryeministrin në fytyrë me gaz lotsjellës, që i ka gjuajtur deputetët me gaz lotsjellës e që e ka pamundësu çdo vendimmarrje, ata me na qujt neve rebelë. Çka është rebelizmi, konstruktiviteti prej sot quhet rebelizëm?”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/