Gareth Bale mungon edhe tre javë

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale sapo u rikthye nga lëndimi, ka pësuar lëndim tjetër.

Sport

17/11/2021 13:59

Uellsiani u lëndua derisa përfaqësonte Kombëtaren e Uellsit në ndeshjen e parafundit, transmeton lajmi.net,.

Në testet e bëra te Real Madrid, është rezultuar që Bale ka probleme tjera muskulore dhe që nuk do jetë gati për tre javë, kështu raporton El Chiringuito.

Kjo do jetë mungesë e madhe për lojtarin që ka munguar që nga muaji gusht.

Ndërkohë, ekziston mundësia e madhe që në verë, Bale të largohet nga “Santiago Bernabeu” si agjent i lirë./Lajmi.net/