Garë e ashpër mes Liverpoolit dhe Man Utd për transferimin e Saul
Mesfushori Saul Niguez duket se karrierën do ta vazhdojë në Angli.
Sport
Sipas ‘The Mirror’, e ardhmja e Saulit do të jetë në Angli, transmeton lajmi.net.
Interesim për mesfushorin kanë shfaqur prej kohësh Liverpooli dhe Man Utd.
Raportohet se agjentët e futbollistit do të jenë në Angli të dielën për të biseduar me dy gjigantët anglez.
Mbetet të shihet se cili klub do ta fitojë garën për transferimin e spanjollit, që ka një çmim prej rreth 40 milionë euro.
26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Atletico Madridit në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe një asistim. /Lajmi.net/