Gara presidenciale në SHBA: Clinton sërish përpara

Një sondazh i ri i publikuar nga New York Times të enjten ka treguar një epërsi të kandidates demokrate Hillary Clinton, ndaj atij republikan Donald Trump.

Bota

03/11/2016 18:01

Sipas sondazhit,  Clinton ka fituar  45 për qind të votave, ndërsa rivali i saj  42 për qind, transmeton KosovaPress.

Ka disa muaj që për betejën e Shtëpisë së Bardhë  në SHBA është zhvilluar një fushatë sarkastike dhe e trazuar, duke krijuar një ndarje të thellë në mes dy kandidatëve.

 Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.