Ganimete Musliu-Vjosa Osmanit: Ke kontribuuar në rrënimin e rendit institucional dhe ke nxit anarki politike, mjaft u viktimizove
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka kritikuar ashpër ish-presidenten Vjosa Osmani. Ajo ka deklaruar se Osmani po vazhdon të viktimizohet. Duke komentuar intervisën e saj të fundit, Musliu tha se Osmani ka kontribuar në rrënimin e rendit institucional dhe ka nxitur anarki politke në vend. Musliu shkroi gjithashtu se sistemet nuk ndërtohen mbi emocione…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka kritikuar ashpër ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ajo ka deklaruar se Osmani po vazhdon të viktimizohet.
Duke komentuar intervisën e saj të fundit, Musliu tha se Osmani ka kontribuar në rrënimin e rendit institucional dhe ka nxitur anarki politke në vend.
Musliu shkroi gjithashtu se sistemet nuk ndërtohen mbi emocione dhe aleanca momentale.
“Kur kontribuon në rrënimin e rendit institucional dhe nxit anarki politike, mos u habit kur e njëjta anarki të kthehet kundër teje. Sistemet nuk ndërtohen mbi emocione e aleanca momentale, por mbi rregulla dhe parime. Mjaft u viktimizuat!”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/