Gafa e deputetës britanike për Jugosllavinë

Duke folur në emisionin “Question Time” në BBC, Nadine Dorries u fut në debatin rreth lehtësimit të kufizimeve për emigrantë nga Bullgaria dhe Rumania, por përmendi edhe Jugosllavinë, shtet që është shpërbërë para dy dekadave.

Bota

11/01/2014 06:59

Deputetja konservatore britanike Nadine Dorries tha se Britania Britania e Madhe mund të përballet me “dallgë të mëdha” të emigrantëve nga Jugosllavia.

Duke folur në emisionin “Question Time” në BBC, Dorries u fut në debatin rreth lehtësimit të kufizimeve për emigrantë nga Bullgaria dhe Rumania, por iu referua edhe një shteti tjetër tashmë të shpërbërë.

“Nuk ka pasur valë emigrantësh por ndoshta nesër mund të ketë, mund të ketë vitin e ardhshëm- nuk e dimë- dhe këtu qëndron problem”, tha Dorries.

“Mund të kemi dallgë të mëdha nga Jugosllavia”.

Ajo ishte duke iu përgjigjur një audience rumune të cilët e pyetën atë nëse “retorika raciste” do të largohet meqë frika për rritjen e emigrantëve pas 1 janarit nuk u realizua.

Gafa e saj ka qenë trend i ditës në Twitter.

“Nadine Dorries shihet qartë se nuk është adhuruese e Eurovizionit”, tha një përdorues i rrjetit.

“Shënim për Nadine Dorries: Jugosllavia nuk ekziston qe një kohë të gjatë. Shpërbërja shkaktoi shumë trazira. Duket se e keni huqur”.

Ish shteti i Jugosllavisë u shpërbë pas rënies së ish BRSS’së në vitet 1990, pas disa viteve tensioni që kulmuan me luftëra në territoret e këtij shteti.

Vendet që e kanë përbërë atë janë shtetet aktuale Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, raporton “Independent”.