Gabrieli Magalhaes në “llupën” e Juventusit
Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka ngjallur interesimin e skuadrës së Juventusit.
Sport
Lojtari performoi mirë në sezonin që lamë pas dhe, për rrjedhojë, edhe ofertat për të nuk po mungojnë.
25 milionë euro dhe dy lojtarë – kjo është oferta e “bardhezinjve” në drejtim të londinezëve.
Lojtarët më të përfolur që mund të përfshihen në ofertë janë Arthur Melo (huazim) dhe Arien Rabiot.
“Topçinjtë” kohë më parë e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre sa i përket lojtarit, duke e konsideruar atë të pashitshëm.
Gjithsesi, ende nuk e kanë dhënë përgjigjen finale në lidhje me këtë interesim. /Lajmi.net/