Gabon Napoli, mposhtet në shtëpi nga Empoli

Napoli ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Empoli, në kuadër të xhiros së 14-të.

Sport

12/12/2021 19:58

Ishte Empoli që arriti t’i arkëtoi pikët e plota me vetëm një gol të shënuar, shkruan lajmi.net.

Napoli në fakt gjeti golin përmes Jesus, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte Cutrone që realizoi në minutën e 71-të për t’i dhënë epërsinë Empolit, njëkohësisht për t’i dhuruar fitoren.

Me këtë fitore, Empoli u ngrit në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa Napoli bie në pozitën e katërt me 36 sosh./Lajmi.net/