Fyeu e kërcënoj gjyqtarin, Komisioni i Garave hap procedurë disiplinore kundër Armend Dallkut

Liga e Parë e Kosovës nuk është aspak e qetë këtë sezon, sidomos edhe për shkak të emrave që bëjnë pjesë aty.

Sport

20/10/2020 10:22

Trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku, i cili njihet për shpërthimet e tij ndaj gjyqtarëve, i është hapur procedurë disiplinore për shkak se fyeu dhe kërcënoj gjyqtarin e ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Edhe trajnerit të A&N, Genc Tamniku i është hapur procedurë e njëjtë.

Për shaka të kësaj, Komisioni  i garave ka hapur procedurë disiplinore kundër dy trajnerëve.

Komisioni i garave ka publikuar vendimin kundër Tamnikut dhe Dallkut:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Superligës dhe të javës së 5-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Iniciim disiplinor

-ndaj zyrtarit për siguri të ndeshjes Mehmet Haxhija, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Dukagjini, derisa lojtarët mysafirë po dilnin nga terreni, i kishte provokuar dhe ofenduar ata.

-ndaj kryetrajnerit të KF A&N, Genc Tamniku, ID: 018076M66, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, sharje dhe ofendime ndaj referit kryesor në ndeshjen Onix – A&N.

-ndaj kryetrajnerit të KF Dukagjini, Armend Dallku, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes, Trepça-Dukagjini, kishte hyrë në fushë, ishte përshëndetur me referët e ndeshjes, ndërkaq referin kryesor e kishte kërcënuar dhe ofenduar.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në iniciime-raporte-ankesës në vendime te Komisioni disiplinor i FFK-së- Komisioni i apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij iniciimi-vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit. /Lajmi.net/