FWA: Ruben Dias lojtari më i mirë i sezonit 2020/21
Futbollisti i Vitit i Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit është një çmim vjetor që i jepet lojtarit që vlerësohet se ka qenë më i miri i sezonit në futbollin anglez.
Sport
Këtë vit, ky çmim është dhuruar për qendërmbrojtësin e Manchester City, Ruben Dias, i cili vlerësohet të ketë pasur një sezon të shkëlqyeshëm me ‘Qytetarët’, përcjell lajmi.net.
Man City janë shpallur kampion të Premierligës akoma pa mbaruar edicioni 2020/21 dhe Dias ka qenë një nga protagonistët kryesor.
Në sezonin e kaluar, lojtari më i mirë është zgjdhur Jordan Henderson nga Liverpooli.
Në këtë garë së bashku me Dias ishte edhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane dhe gjithashtu edhe Kevin de Bruyne./Lajmi.net/