“Future Nostalgia” nga Dua Lipa, më i shituri në Britani

Dua vazhdon të shënojë suksese me albumin e ri.

ShowBiz

07/07/2020 15:20

Albumi i ri muzikor nga Dua Lipa edhe pse u publikua në kohën kur të gjithë ishin të izoluar nëpër shtëpi, suksesin e kishte të garantuar, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se “Future Nostalgia” është albumi më i shitur në Britani, i publikuar gjatë këtij viti.

Dua pritet që më 10 korrik të rikthehet me këngën e re me titull “Hallucinate”, që është njëherësh projekti i parë pas albumit.

Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj Anwar Hadid, aktualisht po qëndron për pushime në ishujt Karaibe. /Lajmi.net/