Futbollisti spanjoll dënohet me 4 vite burg për abuzim seksual
Futbollisti i njohur spanjoll, Santi Mina ka pranuar dënimin nga gjykata e Almerias.
Sport
Mina, i cili dikur luante me Valencian kurse tani mbron ngjyrat e Celta Vigo, është dënuar me katër vite burg, përcjell lajmi.net.
Këtë dënim e ka konfirmuar gjykata e Almerias, ku është gjykuar lojtari spanjoll.
Gjithçka ka të bëjë me një akuzë për abuzim seksual, për disa vepra që kanë ndodhur në vitin 2017, kur lojtari ishte pjesë e Valencias.
Ai po ashtu duhet të qëndrojë 500 metra larg viktimës për 12 vitet e ardhshme dhe duhet të paguajë një kompensim prej 50 mijë eurove.
Në proces gjyqësor me të ishte edhe David Goldar, i cili mori dënim më të rëndë. /Lajmi.net/