Futbollisti i Real Madridit infektohet me COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano ka dalë pozitiv me koronavirus.

Sport

28/07/2020 14:41

Mariano Diaz ka testuar pozitiv për COVID-19, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Futbollisti tani duhet t’i nënshtrohet një periudhe të karantinës.

Ai nuk ka stërvitur me skuadrën dhe vazhdon të qëndrojë në izolim shtëpiak, pa kontakt me pjesën tjetër të skuadrës.

Mariano pritet t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Pas rikthimit nga pushimi disa ditor, Mariano ka testuar pozitiv për koronavirus. /Lajmi.net/