Klubet spanjolle kanë humbur rreth 1 miliard euro nga pandemia COVID-19

Futbolli spanjoll po vuan nga pasojat e COVID-19.

Sport

26/02/2021 23:15

Pas deklarimeve të klubeve italiane, se nga pandemia COVID-19 kanë humbur shumë klubet, tani edhe klubet spanjollë kanë deklaruar humbjet e tyre, transmeton lajmi.net.

Tifozët nuk janë të pranishëm në stadiume që nga marsi i vitit 2020.

Një studim financiar nga “PricewaterhouseCoopers”, i cili është sanksionuar nga La Liga, ka deklaruar se klubet në dy divizionet e para spanjolle do të humbin përreth 1 miliard euro nga pandemia COVID-19.

Skenari më i mirë është humbja e 825 milionë eurove dhe skenari më i keq është humbja e 1.029 milionë eurove nga klubet e dy divizioneve.

Në aspektin e transferimeve, klubet spanjolle kanë shpenzuar 748 milionë euro më pak sesa sezonet e kaluara./Lajmi.net/