Fury humb titullin në IBF

Tyson Fury ka humbur titullin e kampionit në versionin IBF të kategorisë së rëndë pasi nuk ka pranuar të ndeshet me sfiduesin Vyacheslas Glazkov.

Sport

09/12/2015 09:30

Tyson Fury ka humbur titullin e kampionit në versionin IBF në kategorinë e rëndë, dy javë pasi e fitoi atë.

Britaniku 27 vjeç u desh të arrinte marrëveshje me sfiduesin Vyacheslas Glazkov, por ai është përcaktuar të ndeshet me Wladimir Klitschkon për një revansh.

Fury e mposhti ukrainasin Klitschko me pikë më 28 nëntor, duke fituar tri breza të kategorisë së rëndë, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Lindsey Tucker, n ë krye të IBF-së, ka thënë për “BBC Sport”: “Është e vërtetë, ai e ka humbur brezin në versionin IBF”.

“Sfiduesi ynë ishte Glazkov, por Fury ka arritur marrëveshje për revansh me Wladimir Klitschkon”, shtoi ai.