“Full-hajni” duhet të dorëhiqet!
Titulli i këtij shkrimi është parulla e protestuesve në Tiranë, të cilët vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre për vjedhjen e 7 milionë dollarëve të Bankës së Shqipërisë.

Lajme
Veprimtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë të njoftuar përmes rrjeteve sociale nisën protestën para zyrave të Bankës së Shqipërisë për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani.
Tubimi protestues do të zgjasë katër orë, deri në 18:00, dhe sipas organizatorëve, ka qëllimin e vetëm dorëheqjen ose shkarkimin e guvernatorit Fullani nga detyra, pasi në institucionin që në ai drejton janë vjedhur mbi shtatë milionë dollarë në pesë vjet dhe deri tani janë arrestuar 10 persona.
Këshillimi Mbikëqyrës nuk propozoi mbrëmë shkarkimin e tij, por tha se ngjarja e rëndë erdhi nga shkeljet e disa punonjësve.
Qeveria deklaroi se ky është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë për drejtësinë.
Kjo është hera e tretë që shoqëria civile proteston poshtë zyrave të Bankës së Shqipërisë, duke kërkuar largimin nga detyra e Guvernatorit Fullani.
Nisma e tyre pohohet se vjen vetëm nga ndjenjat qytetare, dhe jo nga angazhimet partiake.
Mikrofoni është i hapur për të gjithë qytetarët pjesëmarrës në protestë, dhe shumë prej folësve po shprehin shqetësimin për vjedhjen e Bankës, duke kërkuar miradministrimin e sistemit bankar dhe ekonomisë së vendit.