​FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, raporton KosovaPress. Ushtrimi ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të…

Lajme

03/09/2025 14:39

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, raporton KosovaPress.

Ushtrimi ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.