FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës, është bashkuar me shtetet partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” që po realizohet në Gjermani. Në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. “Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e…

Lajme

23/03/2026 12:26

Forca e Sigurisë së Kosovës, është bashkuar me shtetet partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” që po realizohet në Gjermani.

Në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.

“Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po realizojnë me sukses detyra të mbështetjes në transport, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: