“Fshesa” te Unitedi, Mourinho largon tetë lojtarë

Jose Mourinho shpenzoi 145 milionë euro për të sjellë katër lojtar te Manchester United, në afatin kalimtar veror.

Sport

04/11/2016 19:40

Por portugezi duke parë ecurinë e skuadrës së tij, ka filluar të mendojë riparimin e skuadrës, dhe gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend janë largimi i lojtarëve të panevojshëm.

‘Thetelegraph’ shkruan se Jose Mourinho ka përzgjedhur tetë lojtarë për të larguar në dy afatet e ardhshme kalimtare (dimëror dhe veror), përcjell lajmi.net.

Marcos Rojo, Mateo Darmian, Phil Jones, Bastian Schweinsteinger, Morgan Schneiderlin, Michael Carrick, Memphis Depay dhe Ashley Young, janë emrat që përmend gazeta e njohur britanike.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.