Fshati indian që po e mban distancën sociale nëpërmjet çadrave

Një fshat në shtetin jugor të Kerala-s së Indisë po shpërndan 10,000 çadra për banorët për të ndihmuar në mbajtjen e distancës sociale, sipas një zyrtari të lartë të këshillit lokal.

Fun

27/04/2020 16:24

“Shpresojmë se retë e Covid-19 mund të largohen shpejt, por gjatë verës dhe ditëve të ardhshme të shiut, le të mbajmë distancimin shoqëror duke hapur një ombrellë”, tha PS Jyothi, presidenti i këshillit të fshatit Thannermukkom, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Ideja është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit me cadra të hapura për të mbajtur një distancë prej të paktën një metër, shtoi Jyothi. Së bashku me çadrat, secilit qytetar i shpërndahen edhe maska mbrojtëse.

Grupet e grave të lagjeve do të qepin 100,000 maska ​​nën iniciativën Kudumbashree në Kerala. Nisma, e cila mobilizon grupet e komunitetit, u lansua nën misionin e varfërisë së shtetit Kerala për të fuqizuar gratë, por është duke u bërë për të luftuar koronavirusin në nivel lokal, sipas Jyothi.

Shteti ka përdorur disa masa inovative për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit dhe gjurmimin e pacientëve të infektuar.

Kerala ishte shteti i parë në Indi që raportoi raste me virusin pandemik. Shteti aktualisht ka 458 të infektuar me sëmundjen, përfshirë 4 vdekje. /Lajmi.net/