‘Frozen’ filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohëve

Filmi super i suksesshëm i kompanisë ‘Disney’ tani është filmi i animuar me fitim më të madh në arkën filmike në gjithë botën.

ShowBiz

31/03/2014 17:17

‘Frozen’ mban numrin një në librat e historisë. Filmi nga ‘Disney’ pas shfaqjes në Japoni është bërë filmi i animuar me fitim më të madh të të gjitha kohërave, pasi ka arritur fitimin prej 1.07 miliardë dollar këtë javë duke kaluar filmin Toy Story 3.

Filmi ka fituar plotë 398.4milionë dollarë në amerikë dhe 674milionë në gjithë botën.

Fozen është gjithashtu filmi i parë nga kompania Walt Disney Animation Studios që ka kaluar shumën prej 1 miliard dollar fitim.

Në këtë vit të ndarjes së çmimeve Oscar, Frozen është shpallur si filmi më i mirë i animuar dhe kënga shumë e suksesshme ‘Let it Go’ e performuar në film nga Idina Menzel është shpërblyer si kënga më e mirë.