Frikë se kapin femrat, Boni u ndalon refugjatëve të hyjnë në pishina

14:04 | 15 Janar 2016

Qyteti i Bonit në Gjermani ka ndaluar hyrjen e refugjatëve në pishina, si masë paraprake për të mos lejuar përsëritjen e skenave të natës së vitit të ri.

Pas ngjarjeve të Këlnit, ku emigrantët sulmuan seksualisht femrat në mënyrë masive e të organizuar, ekziston frika e përsëritjes.

Ndaj ish-kryeqyteti i RFGJ-së ka vendosur që refugjatët e kampit Bornheim pranë tij të mos lejohen në pishinë, me frikën se mos kapin femrat.