Frikë nga Suarez

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë vështirë të ndalë sulmuesin e Liverpoolit Luis Suarez të enjten. City u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë të shtunën, një pikë më pak se Liverpool pas fitores 4:2 ndaj Fulhamit, e teta e tyte në nëntë ndeshjet e…

Sport

22/12/2013 12:00

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë vështirë të ndalë sulmuesin e Liverpoolit Luis Suarez të enjten.

City u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë të shtunën, një pikë më pak se Liverpool pas fitores 4:2 ndaj Fulhamit, e teta e tyte në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Mirëpo, vizita e Liverpoolit do ta vë ekipin e Pellegrinit kundër sulmuesit m ë në formë të Premierligës, Suarez i cili ka shënuar 10 gola në katër takimet e fundit dhe 19 në 12 paraqitje këtë edicion.

Pellegrini ka veçuar kërcënimin e Suarezit para ndeshjes së ardhshme.

“Do të jetë shumë vështirë sepse Liverpool është ekip shumë i mirë. Suarez është në periudhë të jashtëzakonshme”, deklaroi Pellegrini.

“Ne sapo jemi duke përfunduar pjesën e parë të Premierligës, edhe dy ndeshje, por kjo Premielrigë nuk është vetëm mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Pesë ose gjashtë ekipe do të luftojnë deri në fund”, përfundoi ai.