Frenkie de Jong s’e do Man Unitedin, largohet vetëm për Bayern Munich ose Chelsea

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona. Ylli holandez, tash e sa javë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe skuadra e United është ajo që e do më së shumti lojtarin. Megjithatë, Frenkie ka refuzuar ta lë Barcelonën për skuadrën nga ‘Old Trafford’. Qasja vazhdon…

Sport

02/08/2022 09:00

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Ylli holandez, tash e sa javë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe skuadra e United është ajo që e do më së shumti lojtarin.

Megjithatë, Frenkie ka refuzuar ta lë Barcelonën për skuadrën nga ‘Old Trafford’. Qasja vazhdon të jetë e njëjtë.

Sipas raportimeve në Spanjë, lojtari ka problemin më shumë me United sesa me largimin, përcjell lajmi.net.

Ai thuhet të jetë i hapur për largim vetëm në rast se vijnë oferta nga Chelsea ose nga Bayern Munich.

Barcelona është në pritje të një vendimi nga Frenkie de Jong. Nëse ai largohet, Barca bën lëvizjen për Bernardo Silvan. Nëse nuk largohet, lojtari duhet ta reduktojë pagën deri në 40% – është kërkesa e Barcës. /Lajmi.net/