Francë – Shqipëri, reagimet e mediave botërore

Mediat botërore kanë lavdëruar lojën e Shqipërisë në miqësoren kundër Francës në Rennes që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Sport

15/11/2014 09:56

Në mediat botërore u raportua me vëmendje për ballafaqimin e Francës me Shqipërinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Rennes.

Por, nuk u anashkaluan lëvdatat për ekipin e selektorit Gianni de Biasi që zhvilloi lojë fantastike dhe ishte në epërsi pas pjesës së parë, por në fund barazoi 1:1. Këto janë kryetitujt e disa prej mediumeve.

Daily Mail: Rezervisti Griezmann shpëton organizatorët e Euro 2016 nga humbja ndaj Shqipërisë

Goal: Les Bleus të frustruar me barazimin

L’Equipe: Franca nuk arrin kulmin

Football-italia: Shqipëria e De Biasit impresionon ndaj Francës

Eurosport: Griezmann merr barazimin ndaj Shqipërisë për Francën që po dëshpëron

Supersport: Shqipëri e madhe në Francë, miqësorja përfundon 1-1