Francë: Prokuroria financiare heton skandalin e kandidatit Fillon

Prokuroria financiare e Francës do të ndërrmarrë hapa të mëtejshëm ligjor këtë javë, në lidhje me pretendimet për punën e rreme të gruas së kandidatit për president të Francës, Francois Fillon.

Bota

12/02/2017 14:00

Journal de Dimance citon burime të saja duke thënë se procedura do të përfshijë edhe Fillonin por edhe gruan e tij britanike, Penelope transmeton lajmi.net

Vetë kandidati për president kohë më parë kishte konfirmuar se gruaja e tij ishte paguar, por duke shtuar se ajo ka kryer një punë të vërtetë.

Sipas gazetës ky rast do të mund të trajtohej në dy rrugë: e para për t’ia dërguar rastin një gjyqtari hetues i cili do të vazhdonte për gjetjen e provave dhe e dyta për ta dërguar çështjen para një gjykate penale.

Ky skandal i ka kushtuar mjaft shumë Fillonit, i cili në sondazhet e fundit po del i treti në garë, kurse para publikimit të këtij skandali ai kryesonte listën. /Lajmi.net/