Francë, me dron dërgohet pako në burg
Në një burg në Francë shkarkohet një pako me dron

Bota
Sipas lajmit të radios France Bleu, në oborrin e një burgu në qytetin Valence, në kohën e shëtitjes të të burgosurve, ka zbarkuar një dron me kamerë me një pako.
Në lajm theksohet se për herë të parë po përdoret një metodë e tillë për të siguruar materiale joligjore për të burgosurit dhe bëhet e ditur se droni është konfiskuar përderisa kishte filluar të fluturojë nga burgu pas zbarkimit të pakos.
Sipas lajmit, në kërkimet e bëra nuk është gjetur pakoja apo përmbajtja e saj, ndërsa njoftohet se policia po i vazhdon punimet për të gjetur se për kë është bërë ky zbarkim.
Ndërkaq më parë kishte raste që të afërmit e burgosurve gjuanin nga jashtë substanca të palejuara në burg.