Franca triumfon në derbin ndaj Portugalisë, fitojnë Gjermania dhe Suedia, barazon Zvicra

Kanë përfunduar katër ndeshje shumë interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

14/11/2020 22:38

Franca ka arritur të fitojë tri pikë të arta në udhëtim të Portugalia, ndeshje që ishte derbi i sotëm, shkruan lajmi.net.

N’Golo Kante ishte ylli i mysafirëve që realizoi në minutën e 54-të, gol që vlen tri pikë për mysafirët.

Fitore gjithashtu kanë shënuar edhe Gjermania dhe Suedia, derisa Zvicra në fund e pësoi nga Spanja duke humbur dy pikë.

Rezultat e plota të katër super sfidave:   

Portugali 0 – 1 Francë

Gjermani 3 – 1 Ukrainë

Suedi 2 – 1 Kroaci

Zvicër 1 – 1 Spanjë./Lajmi.net/