Franca, Spanja, Katari dënojnë grusht shtetin në Turqi, përkrahin Erdoganin

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margallo ka thënë se Qeveria spanjolle mbështet plotësisht qeverinë e Turqisë, të kryesuar nga presidentit, Rexhep Tajip Erdogan.

Bota

16/07/2016 17:03

Ministri i jashtëm francez dhe ai spanjoll dënuan tentimin për grusht shtet në Turqi, poashtu Ministria e Jashtme ruse konfirmoi gatishmërinë e Moskës për një “bashkëpunim të përbashkët konstruktiv” për udhëheqje legjitime të vendit.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dënoi grusht shteti në tentativë nga ushtria në Turqi dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë rendin demokratik dhe për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme, raporton AP.

Steinmeier theksoi se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” për zhvillimet e matës së mbrëmshme (e premte) në Turqi, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margallo ka thënë se Qeveria spanjolle mbështet plotësisht qeverinë e Turqisë, të kryesuar nga presidentit, Rexhep Tajip Erdogan.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se populli turk treguan pjekuri dhe guxim.

Katari, i cili ka lidhje të ngushta me qeverinë e Erdoganit ka thënë se mbështet të gjitha masat ligjore që Qeveria turke ndërmerr për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin. /lajmi.net/