Franca ndalon vaksinën Moderna për të rinjtë – Mbart rreziqe për personat nën 30-vjeç

Edhe një problem tjetër ëhstë shfaqur gjatë vaksinimit me vaksinën Moderna.

Fun

10/11/2021 10:28

Për shumë vaksina deri më tani ka pasur dyshime për efikasitet dhe siguri, dhe për muaj të tërë është përmendur se vaksina e AstraZeneca nuk është aq e sigurt në përdorim për personat nën moshën 50 vjeç, shkruan lajmi.net.

Mirëpo tani kësaj liste iu ësht ështuar edhe vaksina Moderna, e cila po cilësohet të ketë rreziqe për personat që nuk kanë arritur akoma moshën e mesme, apo atë madhore.

Autoriteti rregullator i shëndetit publik në Francë ka rekomanduar që vaksina moderna të mos injektohet në moshat nën 30 vjeç, pasi mbart rreziqe relativisht më të larta të problemeve të lidhura me zemrën.

Vendimi në Paris erdhi pasi disa vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Finlandën dhe Suedinë, mbajtën të njëjtin qëndrim sa i takon vaksinës së kompanisë amerikane, Moderna.

Rregullatori i barnave i bashkimit evropian muajin e kaluar miratoi vaksinën përforcuese të Moderna-s për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Agjencia deklaroi se përfitimet e vaksinës, vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet. /Lajmi.net/