Franca dhe Portugalia ndajnë pikët, Polonia ndal Italinë
Franca dhe Portugalia kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre të zhvilluar në Ligën A, grupi 3.

Sport
Kampionët e Botës kanë barazuar me kampionët e Evropës 0-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Stade de France’.
Pa gola ka përfunduar edhe sfida tjetër në Ligën A, grupi 1, me Poloninë që ka ndalur Italinë.
Në orar të njëjtë është zhvilluar edhe sfida mes Islandës dhe Danimarkës, me këta të fundit të fituan 0-3./Lajmi.net/