Fqinjët në Londër: Xhihadisti Xhon nuk ishte i dyshimtë
Çdo ditë publikohen informata të reja nga jeta e vrasësit gjakftohtë i cili është përgjegjës për ekzekutimet me heqje të kokës të disa prej pengjeve amerikane dhe britanike në Shtetin Islamik.
Bota
Mediat angleze kanë publikuar fotografi të Muhamed Envazit, të bëra para se ai t’i bashkohej shtetit islamik e që tash njihet si xhihadisti Xhon.
Sipas fqinjëve të tij në Londër, ai ka studiuar në Universitetin e Westminster, por pas tri vitesh e la për shkak të gjendjes shumë të varfër.
Radikali islamik ka hequr nga interneti çdo gjurmë nga jeta e tij dhe kjo ka ndikuar që fqinjët të jenë tronditur nga fakti se një njeri i tillë ka jetuar në mesin e tyre.
“Asnjëherë nuk e kemi parë që ka bërë diçka të dyshimtë në zonë, por ka qenë shumë i rregullt në xhami”, ka thënë taksisti Sharaft Ula.