Fotot e tmerrshme zbulojnë se çfarë ndodh me sytë nëse nuk hiqni si duhet maskarën
Një rast i tmerrshëm mund t'iu bëjë të mendoni dy herë në lidhje me heqjen e maskarës përpara gjumit.
Fun
Theresa Lynch mbeti gati verbër pas 25 vitesh rresht duke rënë gjumë me maskarë, duke shkaktuar gunga të ngurta të zeza në sy, transmeton lajmi.net.
Gruaja 51-vjeçare vizitoi një mjek, pasi vërejti se filloi të vuajte nga dhimbja e qepallave.
Ajo kishte përdorur xhela lubrifikues dhe syze për të lehtësuar simptomat e saj, por asgjë nuk funksionoi.
Por mamaja e të dy grave nga Sidnei, Australi, u trondit kur mjekët zbuluan gunga të forta të kalcifikuara, të njohura si konkretione, të vendosura nën qepallat e saj.
Spitali në të cilin është trajtuar ka publikuar fotografitë e syrit të saj në formë vetëdijësimi në lidhje me heqjen e maskarës dhe çfarëdo produkti tjetër përpara gjumit. /Lajmi.net/