Fotoja që po thyen rrjetin, në 1962 u parashikua COVID-19

Fotografia e cila është publikuar nga revista italiane në vitin 1962 ka bërë shumë zhurmë këtë peridhë.

Fun

14/10/2020 13:16

Kjo foto ka marrw vemendje pasi ne te shihen njerëz të cilët udhëtojnë vetëm dhe të izoluar nga njerëzit e tjerë.

Kjo fotografi është interpretuar sikur revista ka parashikuar atë çfarë do të ndodhte në tw ardhmen për shkak të COVID-19, ku njerëzit po detyrohen të respektojnë distancimin social.

Foto virale ishte botuar në një gazetë javore italiane La Domenica del Corriere, i cili nisi botimin nga 1899 deri në 1989. Imazhi u shfaq në kopertinën e pasme të gazetës në botimin e 16 dhjetorit 1962 me një mbishkrim:

“A do të shkojmë nëpër qytete kështu? Ja se si mund të lehtësohet problemi i trafikut në qytete, nëse nuk zgjidhet plotësisht: makina të vogla me një vend që zënë një zonë të vogël.

Ndryshe nga pretendimi viral, krijuesi i këtij arti, karikaturist i madh satirik Walter Molino, nuk përmendi në mënyrë specifike se fotografia është një ilustrim i vitit të ardhshëm 2022.

Titulli sugjeron që fotografia në të vërtetë tregon se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohet në të ardhmen duke përdorur makina të vogla, transmeton living.al.

Si përfundim, ilustrimi viral i botuar në 1962 nuk tregon se si do të duket bota në 2022 për shkak të COVID-19, por u botua për të treguar se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohej në të ardhmen duke përdorur makina të vogla, me një vend.