Fotografohet tinëz modeli i fshehur i Mercedes, po testohej në rrugë malore
Modeli C-Class AMG i ri, i cili do lansohet gjatë vitit të ardhshëm nga kompania prodhuese e makinave ‘Mercedes’, është kapur në kamera duke u testuar në rrugë malore.
Auto & Tek
Versioni që po testohej, kishte veshje kamuflazhi. Përkundër kësaj, në fotografi vërehet grilli i ri, për dallim nga modeli i mëparshëm, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.
Specifikat e automibilit ende nuk janë bërë të ditura nga ana e firmës së makinave. Modeli aktual ka posedon nën kofano motorin 3.0 litra, që prodhon 385 kuaj fuqi.
Por, risi në këtë makinë do jetë motori elektrik, i cili do ta bëjë të lehtë dhe miqësor për ambientin. /Lajmi.net/