Fotografitë emocionuese që përshkruajnë përjetimit e heqjes së izolimit në Wuhan

Kina ka përfunduar mbylljen 76-ditore të Wuhanit – qyteti kinez ku u raportuan rastet e para të koronavirusit në fund të vitit 2019 – duke bërë që njerëzit të “vërshonin” qytetin masivisht.

Fun

08/04/2020 23:08

Në fund të janarit, Kina mbylli papritmas Wuhanin për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në rajone të tjera të vendit, duke zbatuar një urdhër bllokimi që tani është bërë i zakonshëm në pjesë të tjera të botës.

Por në mesnatën e mëngjesit të së mërkurës, zyrtarët kinezë filluan t’u lejojnë njerëzve të udhëtojnë jashtë Wuhanit – epiqendra fillestare e pandemisë së koronavirus – për herë të parë në afro 11 javë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa u hoq ndalimi i udhëtimit, njerëzit që ishin bllokuar në qytet dhe që mund të vërtetonin se ishin të shëndetshëm filluan të shkonin nga Wuhan me aeroplan, tren dhe makinë.

Humbja e kufizimeve vjen pasi Wuhan raportoi vetëm tre raste të reja të koronavirusit në tre javë.

Të martën, një ditë para mbylljes së bllokimit, Kina nuk raportoi vdekje të reja të lidhura me koronavirusin për herë të parë që nga janari, sipas shifrave të qeverisë, të cilat janë vënë në dyshim.