Fotografia prekëse e 8-vjeçarit që luftonte me koronavirusin
Prindërit e një djali tetë vjeçar kanë kapur momentin e frikshëm në kamera, pasi ata menduan se djali i tyre nuk do ia dilte pasi ai u nxitua në spital pas një arresti kardiak.
Fun
Jayden Hardowar ankohej për ethe dhe diarre, simptoma tipike të koronavirusit, vetëm pesë ditë para se zemra e tij të dështonte dhe të vendoesj në një ventilator në një qendër mjekësore në Nju Jork, shkruan WNBC, transmeton lajmi.net.
Por një mjek nuk u shqetësua për simptomat, siç pohojnë nëna e tij Navita, dhe babai Roup, kështu që ata thjesht i dhanë Tylenol për t’ia kuruar ethet.
Sidoqoftë, fëmija mbeti pa energji dhe më 29 prill prindërit u frikësuan pasi e vunë re kokën dhe duart ishin shtrembëruar në pozicione alarmante.

Nëna tha se ai nuk u përgjigj kur ajo thirri emrin e tij.
Jayden u transferua më vonë nga Spitali Jamaica në Queens në njësitin e kujdesit intenziv në Spitalin e Fëmijëve Cohen në Qarkun Nassau.
Jayden testoi pozitivisht për anti-trupa, duke treguar se ai më parë kishte COVID-19 por prindërit e tij thonë se askush në familje nuk kishte simptoma.
Mjekët besojnë se Jayden mund të ketë pësuar sindromën e shokut toksik.
Sindromi inflamator mund të shkaktojë sëmundjen Kawasaki, duke çuar në dështim të organeve dhe dëmtim të përhershëm të arterieve.
Besohet se sindromi është i lidhur me inflamacionin e shkaktuar nga koronavirusi, pasi katër në 15 pacientë që ndodhen aktualisht në spital me sindromën kanë testuar gjithashtu pozitiv për koronavirusin. /Lajmi.net/