Fotografia e dukeshave që po bën xhiron e rrjetit
Një fotografi e dukeshës Kate Middleton dhe asaj Meghan Markle, ka bërë të gjithë internetin të flasë për to.
 
                        ShowBiz
Prej kohësh është komentuar raporti që kanë mes vete kunatat e familjes mbretërore, shkruan lajmi.net.
Në “Commonwealth Day”, Kate dhe Meghan u shfaqën bashkë, madje u përqafuan teksa po hynin në kishë.
Madje, ato vazhdimisht janë parë duke folur me njëra-tjetrën me buzëqeshje në fytyrë.
Me këto imazhe që tashmë po qarkullojnë në internet, ato u japin fund thashethemeve se raportet mes tyre nuk janë të mira. /Lajmi.net/



 
                                                       
                                                       
                                                       
                                                       
                                                       
                                                       
                                                           
                                                          