Formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve
Është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në seancën e sotme konstituive, komisioni do të kryesohet nga deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ndërsa pjesë do të jenë Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Albana Bytyqi nga AAK-ja, Siliana Popoviq…
Lajme
Është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në seancën e sotme konstituive, komisioni do të kryesohet nga deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ndërsa pjesë do të jenë Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Albana Bytyqi nga AAK-ja, Siliana Popoviq nga Lista Serbe, kurse komunitetet të tjera jo serbe do të përfaqësohen nga Fatma Taçi, Nenad Rashiq, Emilja Rexhepi, Rasim Demiri, Elbert Krasniqi, Duda Bajle, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Ergjan Galushi.
Pas miratimit të këtij raporti do të bëhet deputeti i deputetëve, më pastaj zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve.
Në sallën plenare të seancës konstituive janë të pranishëm 118 deputetë.
Ndërkohë, seanca është 15 minuta në pauzë.