Formacioni më i mirë në histori të Milanit sipas legjendës Tassotti
Legjenda e Milanit, Mauro Tassotti, ka zgjedhur formacionin më të mirë të Milanit dhe me bashkëlojtarët e tij të shumtë Rossonerë, duke përfshirë Paolo Maldinin, Andrea Pirlon, Ruud Gullitin dhe Marco van Bastenin.
Sport
57 vjeçari që pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në ‘San Siro’ te Milan, në formacionin e tij ka përzgjedhur lojtarë nga koha e tij, por edhe prej atyre që kanë qenë pjesë e Milanit të sukseseve të vitit 2007.
Këtë formacion Tassoti e ka zgjedhur gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.
Formacioni i Tassottit: Rossi; Tassotti, Nesta, Baresi, Maldini; Pirlo, Rijkaard; Donadoni, Kaka, Gullit; Van Basten./Lajmi.net/