Formacioni i mundshëm i Realit ndaj Osasunas

Pas dy fitoreve radhazi ndaj Shakhtar, respektivisht Barcelonës, Real Madrid sonte (e mërkurë) do zhvillojë ndeshje ndaj Osasunas.

Sport

27/10/2021 14:40

“Los Blancos” do jenë pa disa yje kryesorë që mungojnë shkaku i lëndimeve si Gareth Bale dhe Isco, mirëpo ka edhe të tjerë që do pushojnë në këtë takim, përcjellë lajmi.net.

Lojtarët si Modric dhe Vazquez pritet që në këtë ndeshje të jenë në stol, që të përgatiten për vikend.

MadridistaReal, ka zbuluar formacionin e mundshëm në stilin 4-3-3, ku Eden Hazard sërish nuk do jetë nga minuta e parë.

Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Marcelo; Kroos, Casemiro, Camavinga; Vinicius, Benzema, Asensio.

Kjo ndeshje për Realin nuk do jetë e lehtë, ngase Osasuna këtë sezon nuk di për humbje si mysafir, ku në katër ndeshje ka regjistruar katër fitore.

Përballja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:30./Lajmi.net/