Formacioni i kombinuar me lojtarët e Juventusit dhe Barcelonës

Juventus – Barcelona është kryendeshja e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/10/2020 17:30

Dy gjigantët evropian do të masin forcat në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Juventus nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili mbetet i infektuar me COVID-19.

Andaj, COVID-19 tifozëve të futbollit iu ka pamundësuar përballjen Ronaldo – Messi në Ligën e Kampionëve.

Në prag të kësaj ndeshje, DailyMail ka formuar formacionin më të mirë duke marrë lojtarë nga të dy skuadrat.

Në këtë formacion janë gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe pesë të Juventusit.

Faza e sulmit përbëhet nga Paulo Dybala, Lionel Messi dhe Ansu Fati./Lajmi.net/