Formacionet zyrtare Venezia – Inter

Interi do të luajë sonte përballë Venezias në duelin e xhiros së 14-të në Serie A.

Sport

27/11/2021 19:54

Inter të cilët vijnë pas një fitore të madhe ndaj Napolit, do të kërkojnë fitoren për t’u afruar edhe më shumë me kreun e tabelës.

Zikaltrit aktualisht ndodhen në pozitën e tretë me 28 pikë të mbledhura, katër më pak se sa Napoli dhe Milani, gjersa Venezia gjendet në pozitën e 14-të me 15 pikë të mbledhura.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Venezia (4-3-2-1): Romero; Mazzocchi, Ceccaroni, Caldara, Haps; Vacca, Ampadu, Busio; Aramu, Kiyine; Okereke.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Bastoni, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa.

Ndeshja fillon nga ora 20:45. /Lajmi.net/