Formacionet zyrtare: Real Madrid – Real Sociedad

Real Madrid është nikoqir i Real Sociedadit në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.

Sport

05/03/2022 19:14

“Los Blancos” kërkojnë vetëm pikët e plota në këtë takim në mënyrë që të shtojnë edhe më shumë diferencën në kreun e tabelës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Sociedad gjithashtu është duke luftuar për top katër dhe kërkon rezultat pozitiv, sidomos pas dy fitoreve radhazi në xhirot e kaluara.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Camavinga; Rodrygo, Benzema, Vinicius

Real Sociedad: Remiro; Zaldua, Illarra, Zubeldia, Gorosabel, Le Normand, Pachecho, Silva, Isak, Oyarzabal

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/