Formacionet zyrtare Napoli – Leicester, starton Rrahmani

Napoli dhe Leicesteri do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Sport

09/12/2021 18:07

Renditja në këtë grup është tejet interesante dhe secila skuadër ka gjasa që të kalojë tutje.

Leicesteri i prin tabelës me tetë pikë të mbledhura, kurse me nga shtatë renditen Spartaku i Moskës dhe Napoli, gjersa Legia e Varshavës gjendet me gjashtë pikë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Napoli XI: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Demme, Zielinski; Ounas, Lozano, Elmas; Petagna.

Leicester XI: Schmeichel; Castagne, Evans, Söyüncü, Bertrand; Ndidi, Tielemans; Dewsbury-Hall, Maddison, Barnes; Vardy.

Leicester City ka shkaktuar polemika duke refuzuar të bëjë teste për COVID-19 me autoritetet italiane përpara ndeshjes së tyre në Europa League me Napolin.

Skuadra e Premier Ligës konfirmoi se shtatë lojtarë dhe tre anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe nuk udhëtuan në Napoli për ndeshjen, por nuk i përmendi emrat e tyre.

Sidoqoftë ndeshja duket se do të vijojë me orarin e paraparë, pasi klubet tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja fillon nga ora 18:45. /Lajmi.net/