Formacionet zyrtare: Milan – Napoli

AC Milan është nikoqir i Napolit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Seria A.

Sport

14/03/2021 19:30

“Rossonerët” janë në garë për titull dhe në formë fantastike, andaj synojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Napoli gjithashtu ka rezultate pozitive në katër ndeshjet e fundit dhe synon fitore, me shpresën që në fund të sezonit të përfundojë në top katër.

Në këtë ndeshje, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mungon shkaku që është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma; Dalot, Gabbia, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Çalhanoglu, Krunic; Leao.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne.

Ndeshja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 20:45./Lajmi.net/