Formacionet zyrtare: Malisheva – Feronikeli

Sot nis xhiroja e pestë në elitën e futbollit kosovar.

Sport

18/09/2021 15:29

Malisheva dhe Feronikeli do të ballafaqohen mes vete sot nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Të dyja ekipet e kanë nisur mirë edicionin e ri, Malisheva aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me shtatë pikë, ndërsa ‘Nikli’ është e pesta me gjashtë pikë.

Pritet një duel i baraspeshuar dhe do të jenë detajet ato që do ta përcaktojnë fatin e ndeshjes.

Këto janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, Olivier, Hyseni, Stullqaku

Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri /Lajmi.net/