Formacionet zyrtare Juventus – Atalanta

Juventusi dhe Atalanta do të zhvillojnë një duel tejet interesant sonte nga ora 18:00 në "Allianz Stadium".

Sport

27/11/2021 17:10

Juventusi që ka fituar dy ndeshjet e fundit kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive për t’u ngritur më lart në tabelë, gjersa Atalanta është pa humbje në secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A, duke mos humbur që nga 3 tetori ndaj Milanit.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Danilo, Aaron Ramsey dhe Mattia De Sciglio janë ende jashtë të lënduar, me Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi të përshtatshëm vetëm për pankinë.

Dybala bën rikthimin e tij në fillim me Morata-n, duke e larguar Chiesa-n jashtë.

Atalanta ka Hans Hateboer të rikthyer në skuadër, por ende nuk është gati për të luajtur, ndërsa Robin Gosens dhe Matteo Lovato janë jashtë fushës.

Davide Zappacosta ka ndrydhur kyçin e këmbës në Zvicër në mesjavë, por është ende në gjendje të startojë.

Duvan Zapata drejton sulmin, këtë herë me mbështetjen e Malinovskyi dhe Matteo Pessina.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Dybala, Morata.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Tolói, Demiral, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Mæhle; Pessina; Malinovskyi, Zapata.  

Juventusi poziconohen momentalisht në pozitën e shtatë me 21 pikë të mbledhura, gjersa Atalana gjendet në pozitën e katërt me 25 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/