Formacionet zyrtare: Irlanda e Veriut – Kosova

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova. Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e asaj të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për grupin e dytë të ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do kërkojnë fitoren e dytë ndaj irlandezëve, sot në Belfast, përcjell lajmi.net. Djelmoshat…

Sport

24/09/2022 16:36

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e asaj të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për grupin e dytë të ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ do kërkojnë fitoren e dytë ndaj irlandezëve, sot në Belfast, përcjell lajmi.net.

Djelmoshat kosovarë tashmë do luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi në atë të parën janë Greqia (12 pikë) që kanë dyfishin e pikëve që ka Kosova (6 pikë).

Pritet të jetë një ndeshje jo shumë e vështirë për ekipin e Alain Giresse.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare, për ndeshjen e cila fillon në orën 18:00.