Formacionet zyrtare: Inter – Qarabag

Inter dhe Qarabag kanë publikuar formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Europa League.

Sport

02/10/2014 21:18

Inter dhe Qarabag bëhen gati të ndeshen në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F në Europa League.

Nerazzurrët kërkojnë të harrojnë humbjen e rëndë nga Cagliari në fundjavë dhe do të jenë favorit për të siguruar pikët e plota.

Te Qarabag nga minuta e parë paraqiten dyshja shqiptare Admir Teli e Ansi Agolli.

Inter: Carrizo, Ranocchia, Andreolli, Juan Jesus, D’Ambrosio, Guarin, Kuzmanovic, M’Vila, Nagatomo, Hernanes, Icardi.

Qarabag: Sehic, Qarayev, Teli, Agolli, Guseynov, Yusifov, Reynaldo, Muarem, Gurbanov, Richard Almeida, George.